Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkruan Qendresë Uka-Matoshi: Mali i Zi, me tri herë më pak banorë se Kosova, blen katër herë më shumë barna për qytetarët

Lajme 05/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Qëndresë Uka-Matoshi

Statistikat e fundit kanë nxjerrë në pah një hendek alarmues mes Kosovës dhe Malit të Zi në financimin e shëndetësisë, veçanërisht në barnat që shpëtojnë jetë. Mali i Zi, me vetëm 600 mijë banorë, ka ndarë për vitin 2024 plot 75 milionë euro vetëm për barna onkologjike. Ndërkohë, Kosova me 1.6 milion banorë, gati tri herë më shumë, ka ndarë vetëm 17 milionë euro për të njëjtën kategori. Ky dallim i thellë nuk është më çështje buxhetore, por një padrejtësi e hapur ndaj pacientëve kosovarë.

Në Mal të Zi, buxhetet ndahen në kategori të qarta dhe të mëdha: 75 milionë euro për barnat onkologjike, 25 milionë euro për insulinat dhe barnat e traktit digjestiv, 17.4 milionë për sistemin e gjakut, 16.8 milionë për frymëmarrjen dhe 16.1 milionë për zemrën dhe enët e gjakut etj.

Në Kosovë, gjithë buxheti për barna, vaksina, materiale harxhuese, pajisje mjekësore, dializë, stenta dhe ortopedi bashkë arrin vetëm 61 milionë euro. Kjo do të thotë se Kosova përpiqet të mbulojë gjithçka me një shumë të kufizuar, ndërsa fqinjët ndajnë dhjetëra miliona për secilën kategori veç e veç.

Pasojat janë të qarta dhe të rënda: pacientë me kancer që mbeten pa trajtim, të sëmurë kronikë që nuk marrin terapinë e nevojshme, familje të shkatërruara financiarisht nga kostot vetanake. Mjekët në Kosovë përballen çdo ditë me mungesën e barnave të cilat i ofrojnë falas kolegët e tyre në vendet e rajonit, ndërsa pacientët presin e shpresojnë, shpesh pa asnjë alternativë.

Në këtë situatë, pyetjet që ngrihen janë të drejtpërdrejta dhe të dhimbshme: pse një pacient në Kosovë vlen më pak se një pacient në Mal të Zi? Kush mban përgjegjësi për këtë dallim të turpshëm? Deri kur do të vazhdojë ky nënvlerësim i shëndetit të qytetarëve tanë? A është Kosova kaq e varfër, sa të mos mund të krahasohet as me Malin e Zi

Shëndeti nuk është luks, por një e drejtë themelore. Një shtet që nuk investon seriozisht në shëndetin e qytetarëve të vet, nuk mund të ketë të ardhme. Kosova duhet të zgjedhë: ose do të rrisë ndjeshëm buxhetin për barna dhe shëndetësi, ose do të mbetet shembulli më i hidhur i neglizhencës shtetërore në Evropë. Sepse jo vetëm Mali i Zi, por të gjitha shtetet e tjera të rajonit, edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut investojnë më shumë për shëndetin e qytetarëve të tyre sesa Kosova.

*Qëndrimet në këtë artikull nuk i përfaqësojnë qëndrimet editoriale të redaksisë së Gazetës Shneta.

Artikulli paraprakDy pushues nga Kosova humbin jetën në Velipojë
Artikulli i rradhës Vdekjet nga sëmundjet e veshkave që lidhen me presionin e lartë të gjakut janë rritur me gati 50% në 25 vitet e fundit

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.