Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkurtohet lista e pritjes për rezonancë magnetike në Radiologji, Nuza: Mbi 72 mijë pacientë morën shërbime për gjashtë muaj

Lajme 27/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lista e pritjes për një rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë është shkurtuar dukshëm, teksa termini i fundit është në dhjetor të këtij viti, raporton Ekonomia Online.Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, teksa është zotuar për shkurtim të listës së pritjes.

Ajo ka thënë se vetëm për një muaj, afër 13 mijë pacientë kanë marrë shërbime në këtë klinikë.  Ndërsa nga janari i këtij viti e deri në qershor, më shumë se 72 mijë pacientë kanë marrë shërbime.

E gama e shërbimeve nga Radiologjia është e gjerë dhe se për disa shërbime punohet 24 orë në ditë.“Klinika e Radiologjisë në gjashtë mujorin e parë janë kryer 72 498 pacientë, ndërsa një muaj më vonë është rrit numri për 12 800 pacientë tjerë.

Gjithmonë lëvizin shërbimet mujore sepse gama e shërbimeve në Radiologji është shumë e gjerë, duke filluar prej kabineteve të rëntgenit, ultrazërit, floroskopisë, biopsi, CT, rezonanca e kështu më radhë”, tha Nuza, teksa shtoi se për shërbimet CT, rengen dhe ultrazë punojnë 24 orë.

“Ka shumë punë, një pjesë e shërbimeve shkojnë me terminë, për arsye nuk mbërrijmë brenda ditës. Prej ekzaminimeve edhe ashtu kërkojnë parapërgatitje për arsye se duhet të përgatitet pacienti në mënyrë që të bëhet ekzaminimi tutje”, u shpreh Nuza.

E sa i përket listave të pritjes, Nuza ka deklaruar se është shkurtuar dukshëm dhe se e fundit është në dhjetor të këtij viti. Ndërsa për të kryer një shërbim me CT është 31 gushti.

“Lista e pritjes për momentin është për rezonancë magnetike që për dallim prej fillimvitit, jemi deri në dhjetor të këtij viti. Është brenda këtij katër mujori të këtij viti. Para dite punojmë me tri rezonanca. Po punojmë vazhdimisht që ta shkurtojmë edhe më tutje të rezonancës magnetike, ndërsa sa i përket shërbimit me CT, termini i fundit është data 31 gusht”, ka thënë ajo.

Ndonëse aparaturë në Onkologji ishte jashtë funksionit për disa muaj, Nuza thotë se asnjë pacientit nuk iu është shtyrë lista e pritjes.

“Në një periudhë gjashtë mujore ne e kemi pasur rezonancën magnetike në Onkologji jashtë funksionit për shkak të vërshimeve dhe ka pësuar defekt aparati dhe kemi funksionuar me vetëm një aparat, dhe për kundër kësaj, asnjë pacientë nga lista e pritjes nuk iu është shtyrë termini dhe funksionalizimi i kësaj aparature, ka ndikuar shumë në revidimin e listave dhe në përgjithësi çdo pacient që ka ekzistuar në listën e pritjes, thirret dhe vendoset për t’u kryer”, thotë Nuza./ekonomiaonline

Artikulli paraprak4 arsyjet e shfaqjes së marramendjes gjatë shtatzënisë suaj
Artikulli i rradhës Çfarë tregon pozita anterior e fetusit gjatë shtatzënisë suaj

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.