Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), rekomandon se personat të cilët nuk janë të vaksinuar plotësisht (me dy doza të vaksinës) të mos udhëtojnë përgjatë kësaj kohe.
OBSh-ja ka vendosur theks të veçantë te personat të cilët janë mbi moshën 60-vjeçare, dhe ata të cilët kanë probleme shëndetësore shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Ky rekomandim është në përputhje me këshillat e mëparshme të OBSh-së për udhëtimin gjatë pandemisë dhe vjen mes shqetësimeve për variantin e ri Omicron.
Javën e kaluar është identifikuar varianti i ri i Covid, Omicron, në Afrikën e Jugut.
Si rezultat i kësaj, shumë vende vendosën kufizime për personat që vinin nga ky vend.
“Ndalimet e përgjithshme të udhëtimit nuk do të parandalojnë përhapjen ndërkombëtare” tha OBSH në deklaratën e saj.
“Përveç kësaj, ato mund të ndikojnë negativisht në përpjekjet globale të shëndetit gjatë një pandemie duke dekurajuar vendet që të raportojnë dhe ndajnë të dhëna epidemiologjike”.
Sipas OBSh-së, varianti Omicron ishte i pranishëm në Holandë shumë më herët sesa mendohej.
Në të njejtin mendim sikurse të OBSh-së është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.
Ai tha se është i shqetësuar për izolimin e Afrikës së Jugut./Gazeta Shneta/