Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShoGJK për arrestimin e mjekëve në Prizren: Vdekje të tilla ndodhin edhe në vendet me sisteme shumë të mira shëndetësore, por mjekët nuk arrestohen

Lajme 29/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djeshme u dha lajmi për arrestimin e tre mjekëve  nga Spitali i Przirenit pas vdekjes së foshnjës së posalindur. Mjekët u arrestuan me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Rreth këtij arrestimi ka reaguar Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës me anë të një letre publike për  Ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu, ministrin e Shëndetësisë dr. Arben Vita, , ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kryeprokurorin e Shtetit Besim Kelmendi dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha, shkruan Gazeta Shneta.

Përmes kësaj letre ata kanë shprehur shqetësimin dhe protestën e thellë lidhur me arrestimin e tre mjekëve të nderuar të Spitalit të Prizrenit. Sipas tyre, vdekje të tilla ndodhin edhe në vendet me sisteme shumë të mira shëndetësore, mirëpo mjekët nuk arrestohen.

Për fat të keq, vdekje të tilla ndodhin edhe në vendet me sisteme shumë të mira shëndetësore, POR MJEKËT NUK ARRESTOHEN,- shkruhet në letër

Më tutje ata kanë thënë se lajmi për arrestimin e mjekëve nën akuzat për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” ka tronditur komunitetin mjekësor dhe ka ngjallur zemërim tek individë të shumtë që besojnë në përkushtimin dhe profesionalizmin e mjekëve dhe se këto veprime  hedhin hije në të gjithë sistemin shëndetësor. Si pasojë e kësaj situatë potencialisht mjekët e rinj e të talentuar mund të frenohen nga ndjekja e karrierës në mjekësi në Kosovë, duke çuar në mungesë të ofruesve të kualifikuar të kujdesit shëndetësor në të ardhmen.

Veprimet e ndërmarra ndaj këtyre mjekëve jo vetëm që ndikojnë në jetën dhe karrierën e tyre, por gjithashtu hedhin hije në të gjithë sistemin shëndetësor. Kjo krijon një atmosferë frike dhe pasigurie midis profesionistëve mjekësorë, duke i penguar ata të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e tyre.

Kjo situatë potencialisht mund t’i frenojë mjekët e rinj e të talentuar nga ndjekja e karrierës në mjekësi në Kosovë, duke çuar në mungesë të ofruesve të kualifikuar të kujdesit shëndetësor në të ardhmen, – thuhet nw letwr.

SHOGJK ka kërkuar që të kryhet një hetim i paanshëm dhe i plotë, duke marrë parasysh historikun e mjekëve shembullor dhe jetët e panumërta që ata kanë ndikuar pozitivisht.

Për më tepër, i kanë inkurjuar të rishikojnë protokollet dhe procedurat për adresimin e çështjeve të tilla në të ardhmen.

Për më tepër, ju inkurajojmë të rishikoni protokollet dhe procedurat tuaja për adresimin e çështjeve të tilla në të ardhmen.

Është thelbësore të krijohen mekanizma transparentë dhe të paanshëm që sigurojnë trajtimin e drejtë të profesionistëve mjekësorë, duke mbështetur sigurinë e pacientit, por jo duke nëpërkëmbur reputacionin e mjekëve.- ka shtuar ShOGJK.

Postimi i plotë:

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Miratohet Statuti i Poliklinikës Specialistike Stomatologjike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.