Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShoPsiKo i reagon Qeverisë: Kujdes me vendimet që dëmtojnë shëndetin mendor

Lajme 11/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtim të masave të reja anti covid.

Një nga masat e planifikuara është edhe kufizueshmëria e lëvizjes së qytetarëve e që pritet të hyjë në fuqi që nga dita e premte në disa qytete me rrezikshmëri më të lartë shkruan GazetaShneta.

Në lidhje me situatën aktuale ka reaguar dhe Shoqata e Psikologëve të Kosovës (ShoPsiKo) me një postimin në rrjetin zyrtar “Facebook”.

Shoqata apelon te Qeveria që të mos merren vendime të cilat janë të dëmshme për shëndetin mendor të qytetarëve.

“Ne momentin e mbylljes totale atehere shume punetor do te humbasin vendin e tyre te punes, shume subjekte do te falimentojne, duke e shtuar keshtu numrin e te papuneve dhe duke ua cenuar atyre te drejten per ekzistence”, thuhet në njoftim.

Nga gjendja e rënduar ekonomike, shumë familje mund të mbesin pa të ardhura financiare e si rezultat i kësaj rritet edhe numri i dhunës në familje.

“Ne kete situate shendeti mendor i individeve do te ishte ne nje gjendje alarmi, gjendje kjo e cila ka filluar dhe po vazhdon qe nga muaji mars, perkatesisht per shume persona qe nga lufta e fundit ne Kosove.

Shteti dhe ne fare mire e dime qe akoma eshte prezent stresi pastraumatik PTSD tek veteranet e luftes apo tek popullata civile  te cilet kane perjetu situata nga me te ndryshmet.”, thuhet tutje.

Në një situatë të tillë, psikologët kanë treguar se si shkak i izolimit, shumë njerëz do të humbasin forcën dhe motivin për dalur, e në disa raste do të kenë edhe momente stresuese e mbingarkesa gjatë zhvillimit të punës së tyre.Kjo padyshim do të rezultojë në mënyrë negative në jetën e njerëzve.

Rikujtojmë se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në komunat që ndodhen në zonën e kuqe të kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe bizneset do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 19:00./GazetaShneta/

Artikulli paraprakHistori: Nëna surrogate 51-vjeçare sjellë në jetën mbesën e saj
Artikulli i rradhës CDC-ja paralajmëron se maskat kanë efektivitet të dyanshëm, mbajtja e saj zvogëlon shanset për infektim

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.