Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shoqata e Gjinekologëve organizon konferencë për IVF me një spital privat

Lajme 17/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës do të organizojë një konferencë ndërkombëtare për Frytnim të Asistuar Mjekësor në bashkëpunim me një spital privat.

Kjo konferencë shënon 20 vjetorin e lindjes së fëmijës së parë në Kosovë përmes procedurës së Frytnimit të Asistuar Mjekësor. Ligji për shëndetin riprodhues në vendin tonë është miratuar në vitin 2008, ndërsa Udhëzimi Administrativ për Frytnim të Asistuar Mjekësor në vitin 2013.

Ky UA e ndalon reklamimin e IVF-së në çfarëdo forme.

Megjithatë në këtë konferencë sipas Shoqatës së Gjinekologëve do të ligjërojnë ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë në këtë fushë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në konferencën për të shënuar 20-vjetorin e foshnjës së parë të fekondimit In-Vitro (IVF) të lindur në Kosovë.

Konferenca do të mbahet më 3 qershor 2023 në Hotel Emerald në Prishtinë dhe do të paraqesë një koleksion prezantimesh nga ekspertë të respektuar në këtë fushë.

Kjo konferencë ofron një mundësi të mirë për t’u informuar me përparimet shkencore që janë bërë në teknologjitë riprodhuese gjatë viteve të fundit.

Do të dëgjoni prezentime nga profesionistë të njohur të shëndetit riprodhues, si dhe do të keni mundësinë të ndërveproni me ta.

Qëllimi ynë është t’iu paraqesim të pranishmëve një pasqyrë të procesit të IVF, duke theksuar historikun, rrjedhën dhe praktikat aktuale tek ne dhe në botë.

Me sesione interaktive dhe leksione informative, të pranishmit mund të mësojnë për mundësitë dhe kufizimet e IVF, si dhe të diskutojnë shqetësimet e mundshme etike.

Mezi presim t’ju mirëpresim në këtë ngjarje, ku mund të zgjeroni njohuritë tuaja për IVF.

Me nderime,

Naser Rafuna

Kryetar i ShGjOK

Artikulli paraprakMënyrat për të ngelur shtatzënë me problemet e sindromës së vezores policistike
Artikulli i rradhës Citomegalovirusi gjatë shtatzënisë: Rreziqet që mund të sjellë ky virus në zhvillimin e foshnjes

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.