Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpallet tender 30 mijë euro për furnizim me çokollata për dhuruesit vullnetar të gjakut

Lajme 06/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka shpallur tender në vlerë 30 mijë euro për furnizim me çokollata për dhurues vullnetar të gjakut.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi, përmes kësaj kontrate parashihet furnizimi me 30 mijë çokollata, rrjedhimisht 1 euro për një çokollatë. Ato duhet të jenë me sasi 100 gramë, edhe me lajthi e qumësht.

“Dërgesat do të kryhet VETËM pas dhënies së “urdhër blerjes” që do të lëshohet nga Autoriteti Kontraktues, gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate publike kornizë. Kjo kontratë publike kornizë ka kohëzgjatje prej 12 muajsh dhe është efektive prej datës në të cilën ajo hyn në fuqi”, thuhet në dosje.

Fillimisht, afati për dorëzimin e ofertave për këtë tender ka qenë 25 nëntori, por sipas një njoftimi të ri që është publikuar sot, ky afat është zgjatur deri më 18 shkurt.

Në dosje theksohet se para hapjes së ofertave, duhet të dorëzohet një mostër.

Nga kjo qendër muaj më parë kishin sqaruar se çokollatat dhe lëngjet që jepen, kanë qëllim rikthimin e energjive të personave dhurues të gjakut.

“Me qëllim që dhurimi i gjakut të jetë sa më i lehtë dhe pa probleme, praktika e mirë transfuzive rekomandon zëvendësimin energjetik dhe të lëngjeve menjëherë pas dhurimit. Rrjedhimisht, të gjithë dhuruesve të gjakut, iu jepet një çokollatë (karbohidrate, posaçërisht hekur) dhe një lëng 200-400 ml për të zëvendësuar vlerat energjetike dhe lëngjet nga dhurimi paraprak”, kishte deklaruar Bukurie Zhubi, drejtoreshë e Qendrës për Transfuzionin të Gjakut./Reporteri

 

Artikulli paraprakPezullimi nga puna i punonjsëve në mbarë botën, reagojnë ashpër ish-udhëheqësit e USAID
Artikulli i rradhës 20-vjeçari që pësoi rëndë nga shpërthimi pati ndërhyrje kirurgjike, tani në mjekim intensiv qendror

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.