Ka prova të hershme se një sëmundje misterioze e ngjashme me gripin që ka sëmurë 416 njerëz dhe ka lënë 75 të vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, gjatë javëve të fundit mund të jetë malaria.
Mostrat laboratorike të marra nga njerëzit e infektuar sugjerojnë për malarie, megjithëse nevojiten më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë, thanë zyrtarët shëndetësorë.
“Nga 12 mostrat e marra, nëntë ishin pozitive për malarie, por këto mostra nuk ishin të një cilësie shumë të mirë, kështu që ne po vazhdojmë të hulumtojmë për të zbuluar nëse kjo është një epidemi,” tha Dr. Jean-Jacques Muyembe, drejtor i përgjithshëm i Instituti Kombëtar për Kërkime Biomjekësore në Kinshasa të Kongos, për Associated Press.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e vdekjeve ndodhin tek fëmijët nën moshën 14 vjeç që jetojnë në provincën perëndimore Kwango të Kongos, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët janë më të rrezikuarit nga sëmundja e shkaktuar nga mushkonjat.
“Ka shumë të ngjarë që [shpërthimi] të jetë malaria, sepse shumica e viktimave janë fëmijë,” tha Muyembe.
Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi.
Ka qenë e vështirë për të marrë një kontroll mbi shpërthimin, sepse zona ku po ndodh është rreth 435 milje nga Kinshasa, kryeqyteti i Kongos, dhe duhen të paktën dy ditë për të arritur atje. Gjithashtu, objekti më i afërt i testimit është më shumë se 300 milje larg, raportoi AP. /Gazeta Shneta/




