Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqetësuese, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit po shënon rritje

Lajme 02/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

E bukur, e hijshme, me shumë elegancë, me flokët e gjata e me fytyrën plotë jetë, një grua e zakontë, që bënë një punë të zakontë, por që një ditë gjithçka përmbyset.

Shkon te një kontroll rutinë tek mjeku, kur kupton se ajo me çfarë do të përballej nuk është e lehtë, është sfida që e madhe që kishte pasur. Mjeku i thotë “Zonjë je e prekur nga Kanceri i Gjirit” .

Kjo është vetëm njëra nga gratë ( Zonja X) e shumta që në Kosovë po përballen me kancerin, shkruan Gazeta Monitor

Kosova sikurse edhe vendet e tjera të botës solidarizohet për një muaj rresht me gratë e prekura nga kjo sëmundje e po ashtu është muaj që shërben për zhvillimin e aktiviteteve të shumta sensibilizuese, për mbajtjen e trajnimeve e fushatave vetdijësuese.

Drejtori i Klinikës Onkologjike  Ekrem Hyseni për Gazetën Monitor ka theksuar se ndonëse në Kosovë është numri më i vogël i grave të prekura nga kanceri i gjirit në Ballkan ai prapë theksoi se është numër në rritje.

“Ka rritje reale dhe çdo vit po shkon duke u rritur por nuk është shqetësuese sepse ne jemi me nivelin më të ulët në Ballkan”,ka thënë Hyseni.

Hyseni pastaj më gjerësisht tregojë për aktivitet që do të mbahen gjatë këtij muaji bashkë me shoqatën  “Jeta Vita”.

“Bashkë me shoqatën e onkologëve që realisht janë stafi i Onkologjisë dhe shoqatën “Jeta Vita”  do të ketë  takime me gratë, do të jenë takime informuese ku ne do t’i prezantojmë rreziqet që të zbulohet më herët  dhe do të jemi në gatishmëri që tu përgjigjemi pyetjeve të grave të cilat kanë interes  që të sqarojmë.

Ky muaj do t’i ketë disa aktivitete ka shumë mundësi që  do të jenë dhjetë komuna që do t’i vizitojmë dhe janë kryesisht komunat që nuk i kemi vizituar vitin e kaluar. Vitia, Klina, Dragashi,  99 për qind do ta vizitojmë dhe Graçanicën e Krushën”, ka theksuar Hyseni.

Ai më tutje ka theksuar se çdo komunë e Kosovës është e pajisur me mamogram dhe ka bërë thirrje që çdo grua mbi moshën 40 deri në 45 vjet duhet të kryej kontrolle periodike.

Mirëpo kur një grua duhet të shqetësohet dhe të kërkoj ndihmë tek specialisti. Këtë e tregon doktori Hyseni.

“Nëse vëren ndryshim në gjoks, ndryshimi i lëkurës, gjëndrat dhe janë paralajmërues se duhet të bëjnë një vizitë tek një specialist”, tha Hyseni.

Çdo vit kanceri i gjirit ju merr jetën mijërave grave në botë. Për të luftuar këtë sëmundje që rrezikon të kthehet në epidemi, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur tetorin si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.

Një fjongo rozë dhe më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve mund të i shpëtojnë jetën një gruaje të prekur, pasi që ky lloj tumori, llogaritet si një ndër të vetmet e kancerve që mund të parandalohet.

Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësish preken moshat mbi 50 vjeç por ka raste të shfaqjes së tij edhe në mosha fare të reja. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te gratë në mbarë botën i cili ka ardhur duke u rritur veçanërisht në vendet në zhvillim, ku shumica e rasteve diagnostikohen në fazat e vona.

Rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në çdo 9-10 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit mund të zhvillohet dhe tek burrat por është shumë i rrallë. Rritja e jetëgjatësisë, urbanizimi dhe adaptimi në rritje i një stili jetese perëndimore janë ndër përcaktuesit e rëndësishëm në rritjen e incidencës së kancerit të gjirit në këto vendet në zhvillim./Gazeta Monitor/

Artikulli paraprakKështu u rrezikohet jeta pensionistëve gjatë motit të ftohtë
Artikulli i rradhës Modelja shqiptare martohet këtë të diel, shikoni si e ka kaluar fundjavën e fundit si beqare

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.