Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç

Lajme 01/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Blood sample for HIV test
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ditën Botërore të ndërgjegjësimit ndaj HIV/AIDS, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat lidhur më këtë sëmundje në vendin tonë.

Sipas ISHP-së, në vitin 2025 janë diagnostikuar 125 raste të reja të HIV-it në Shqipëri. Numri total i rasteve të raportuara që nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1973 raste, me një prevalencë kombëtare prej 0.08% dhe incidencë 5.3 raste për 100,000 banorë.

Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se grupmosha më e prekur është 35–44 vjeç (27.8%) ose mosha më aktive dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa më pak të prekur janë fëmijët 0–15 vjeç (2.9%) dhe personat mbi 65 vjeç (2.8%).

Sa i përket gjinisë, meshkujt përbëjnë 73% të të gjitha rasteve të raportuara deri më sot, ndërsa femrat përbëjnë 27% të rasteve. Vetëm gjatë vitit 2025, nga 125 rastet e reja, 98 janë meshkuj dhe 27 femra, duke e bërë raportin meshkuj–femra 3.5 : 1.

Rrugët kryesore të transmetimit mbeten ato seksuale, me 72.6% të rasteve heteroseksuale. Transmetimi nga nëna te fëmija përbën 2.4% të rasteve, ndërsa transmetimi përmes gjakut dhe përdorimit të drogave me injektim është minimal (0.6% secili).

Në Ditën Botërore të AIDS-it, e cila mbahet më 1 dhjetor, mjekët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe angazhimit të të gjithë aktorëve për të arritur objektivin e eliminimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.

Sipas të dhënave globale, HIV-i ka marrë rreth 44.1 milionë jetë deri më sot, duke mbetur një sfidë serioze për shëndetin publik në nivel ndërkombëtar./rtsh.al/

Artikulli paraprakGjashtë viktima nga HIV/AIDS këtë vit, 31 raste të reja të infeksionit
Artikulli i rradhës Në Maqedoni gjatë vitit 2025 janë regjistruar 38 raste të reja me HIV/SIDA dhe tetë vdekje

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.