Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 780 raste pozitive me Covid, pas kryerjes së 4,022 testimeve.
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe kanë humbur jetën gjashtë qytetarë shkruan Top Channel, transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu, janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht, në Shqipëri janë 12,789 raste aktive, ndërsa 224 pacientë po marrin trajtim në spitale, ku prej tyre 19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Shneta/