Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit. Mjekja: Dy simptoma nuk duhen neglizhuar kurrë

Lajme 28/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që bëjnë insuficencë kardiake.

Mjekja kardiologe Daniela Teferiçi thotë se rastet i përkasin jo vetëm pacientëve kronikë të zemrës, por ka edhe mjaft të rinj që paraqiten me diagnozën e miokarditit.

“Ka pasur një shtim të jashtëzakonshëm të numrit të pacientëve me insuficiencë respiratore ose marrje fryme. Në spital përcaktojmë shkakun nëse është kardiak apo pulmonar.

Pulmoni ka pjesën e vet, por ajo që vëmë re këtë kohë është ana kardiake. Shumica janë pacientë të njohur si pacientë kardiakë, por kjo mbivendosje e infeksionit viral e përkeqëson shumë situatën, duke dhënë insuficiencë multiorganore.

Ka edhe raste, që janë më fatalet, të ardhjes me diagnozën e miokarditit. Ka edhe mosha të reja, 18–20 vjeç, të cilëve u është prekur miokardi apo muskuli i zemrës nga virusi,” shpjegon mjekja.

Së fundmi sëmundjet e zemrës që kanë pasojë infarktin janë vërejtur edhe në moshat nën 35-vjeçare. Për mjekët, dy janë simptomat që nuk duhet të injorohen.

“Sëmundjet kardiake, ku peshën kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë e zë sëmundja arterosklerotike e zemrës, sëmundja arterokoronare, që ka pasojë infarktin apo vdekjen e papritur.

Mbi 35 vjeç nuk është më e çuditshme që të vijnë me infarkte pulmonare. Dy simptoma kryesore që nuk duhen neglizhuar janë dhimbja e gjoksit, që mund të zgjasë me minuta, si dhe marrja e frymës”, këshillon mjekja kardiologe.

Mjekët u bëjnë thirrje për kujdes të shtuar pacientëve kardiakë, tek të cilët situata virusale mbart një risk të lartë.

Tashmë të kesh një problem kardiak nuk është më diçka jo e zakontë, pasi të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se afro 31 për qind e vdekjeve në botë ndodhin për shkak të një sëmundjeje kardiake.

Artikulli paraprakPacientët me anoreksi kanë aktivitet të rritur të neurotransmetuesve opioidë në tru, tregon studimi
Artikulli i rradhës HMPV: Kuptimi i përhapjes, simptomave dhe këshillave për parandalimin e tij

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.