Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) ka përfunduar pas katër vitesh hetimet për kardiologun Edvin Prifti. Ai do të përballet në gjykatë me akuzën “pastrim parash” dhe “korrupsion”. Ai dyshohet se mori ryshfet për të operuar pa radhë nënën e një zyrtareje të gjykatës së Krujës.
Kardiologu Edvin Prifti merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Prokurorët e SPAK pas rreth 4 vite hetimesh, thirrën mjekun dhe i komunikuan zyrtarisht akuzën. Mjeku doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës. Sipas përgjimeve Prifti dyshohet se mori rryshfet për të operuara pa radhë nënën e ish-kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.
SPAK po e heton nën dyshimet se mjeku mund të jetë i përfshirë edhe në tendera në QSUT. SPAK po ashtu i ka bllokuar edhe disa llogari bankare në të cilat u konstuan shuma të mëdha parash dhe Euro. Pavarësisht se ai ka bërë një betejë të gjatë për lirimin e tyre kërkesat e mjekut janë rrëzuar.
Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit kanë kryer një hetim të thelluar për pasurit e kardiokirurgut Priftit dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Dyshohet se mjeku nëpërmjet disa faturave fiktive ka krijuar një skemë për të shmangur detyrimet tatimore. Nga verifikimet e llogarive bankare të Edvin Priftit apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë.
E vetmja betejë që ka fituar Edvin Prifti me drejtësinë pas gati 4 vitesh lidhet me të drejtën për të ushtruar profesionin e tij. /Klan News




