Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Merret në pyetje ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj

Lajme 20/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri vendosi të hënën, më 20 nëntor, të vazhdojë masat e sigurisë ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Prokuroria ka ngritur dyshime për “shpërdorim detyre” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë në lidhje me kontratën koncesionare 10-vjeçare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, që do të thotë se ish-ministri duhet të paraqitet çdo javë pranë autoriteteve të drejtësisë për t’u marrë në pyetje. Gjithashtu, masa tjetër e caktuar ndaj tij është edhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Të dyja këto masa mbetën në fuqi gjatë marrjes në pyetje të ish-ministrit Beqaj, në kuadër të hetimeve për kontratën në vlerë prej 100 milionë eurove të “sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale”.

Pas daljes nga seanca, ish-ministri Beqaj mbrojti kontratën që ai ka nënshkruar.

“Në këto tetë vjet [të kohëzgjatjes së kontratës], 400 kirurgët operojnë në kushte bashkëkohore, shqiptarët operohen në kushte sterile, dhe në çdo operacion u kursehen qëndrimet në spital”, tha Beqaj.

Deri tani nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë eurove, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes zëvendësministrit Klodian Rrjepaj, si kryetar i komisionit të koncesionit, dhe Ilir Rrapajt si biznesmen përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Deri në momentin që SPAK njoftoi se po hetonte ish-ministrin, Ilir Beqaj, ai ishte drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Beqaj njoftoi për largimin nga ky post “për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces”.

Beqaj nuk bëri ndonjë njoftim për pozicionin e tij si pjesëtar i grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por masa e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” ia bën të pamundur ushtrimin e kësaj detyre.

Ilir Beqaj ishte emëruar ministër i Shëndetësisë në vitin 2013 dhe gjatë mandatit të tij katërvjeçar janë firmosur tri kontrata koncesionare për shërbime të sistemit shëndetësor. /REL/

Artikulli paraprakLidhja midis stilit të jetesës dhe inflamacionit kronik
Artikulli i rradhës Pesë super ushqime për muajin e nëntë të shtatzënisë për një lindje normale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.