Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Shtohen fëmijët e prekur me diabet

Lajme 27/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diabeti po prek gjithnjë e më shumë edhe fëmijët në vendin tonë dhe sipas specialistëve janë rreth 600 fëmijë që rezultojnë me këtë sëmundje.

“Nëse ne dikur flisnim për diabet vetëm në moshat e thyera dhe në mosha mbi 40 vjeç për shkak të mënyrës së jetesës dhe shumë problematikave të tjera ne flasim për diabet tani në mosha shumë të vogla. Ne në qendër kemi fëmijë me diabet kemI me diabet tip 1 insulinovartës, pra diabet i cili është genetik dhe trajtohet gjithë jetën me insulinë. Në fakt diabeti është kthyer në një problematik shumë të madhe edhe pas Covidit, edhe për shkak të përdorimit të gjerë të kortizonikëve, diabeti dhe rastet shtohen çdo vit edhe më tepër. Edhe tek fëmijët e vëmë re këtë gjë.”    

Kur prindërit ndeshin te fëmijët lodhje apo rënie në peshë, mjekët rekomandojnë analizën e glicemisë tek kjo grupmoshë për të evidentuar sa më herët nëse kanë diabet.

“Analiza e glicemisë thuajse tek çdo fëmijë që i bëjmë një analizë gjaku i bëjmë edhe një glicemi esëll sepse shpeshherë prindërit thonë që fëmija është i lodhur, pi shumë ujë, ka një rënie në peshë dhe këto janë nga simptomat e diabetit tip 1. E mira është që të bëjnë analiza edhe nëse sikur fëmija nuk ka bërë kurrë ekzaminime të paktën njëherë në vit, apo një herë në gjashtë muaj duhet të bëjë një analizë glicemie për të parë.”

Sipas shifrave zyrtare në të gjithë vendin janë mbi 90 mijë persona të rritur dhe fëmijë që janë të prekur nga diabeti, shifra që kanë ardhur gjithnjë e në rritje vit pas viti. /Klan News/

 

 

Artikulli paraprakKanceri primar i mëlçisë: Shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut
Artikulli i rradhës Provat klinike për kancerin e gjirit dhe tendencat në rritje te moshat e reja

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.