Në Shqipëri, me rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19 është rritur dhe numri i shtretërve.
Kështu bëri me dije Ministria e Shëndetësisë në komunikatën e fundit raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Nga 401 testime të kryera janë konfirmuar 82 raste pozitive. Numri i rasteve të përhapura është në Tiranë, ku sot regjistroi 30 të infektuar, duke vazhduar më tutje: 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke çuar numrin e përgjithshëm në 1832.
Aktualisht, në Shqipëri janë 1,273 persona aktivë me COVID-19./GazetaShneta/