Agjencia e statistikave në Shqipëri, INSTAT, ka publikuar të dhënat e vdekjeve të shqiptarëve gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2017, 11 mijë e 926 persona kanë ndërruar jetë shkaku i sëmundjeve të zemrës, raporton Monitor.
Qytetet që janë më së shumti të prekura janë Gjirokastra dhe Korça, pastaj vjen Durrësi dhe Tirana më pak. Gjatë vitit të kaluar numri i vdekjeve nga këto sëmundje është rritur për 289 persona, ndërsa ka rënë sa i përket numrit të vdekjeve në moshë të re 1 deri 50 vjeç.
Sipas INSTAT, në 2017-ën kanë humbur jetën 25 foshnja nga sëmundjet e zëmrës, në krahasim me 49 në vitin 2016. Vdekjet më të larta i përkasin gjinisë femërore me 51 për qind. Dibra kryeson me vdekjen e grave me 54 për qind. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë nga sëmundjet e zemrës. /Gazeta Shneta/