Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqiptarja mashtroi NHS-në duke transplantuar veshkë 100 mijë dollarëshe

Lajme 19/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një femër shqiptare ka mashtruar shëndetësinë britanike duke kryer transplantim të veshkës e cila i kushtoi shtetit britanik 100 mijë dollarë.

Mediat britanike shkruajnë për dënimin e një emigranteje shqiptare në Uells, e cila mashtroi sistemin shëndetësor anglez, duke përfituar një transplant veshke me vlerë 100 mijë dollarë.

Sipas tyre, emigrantja Fatmira Tafa, kishte shkuar në Britani në mënyrë ilegale me kamion, pasi kishte takuar një emigrant po ashtu të paligjshëm online. Ajo kishte përdorur një dokument identifikimi të rremë, duke u hequr si shtetase greke.

Kjo mashtroi NHS (Sistemin Kombëtar Shëndetësor), në Londër, duke kryer transplantin e veshkës, me një vlerë 100 mijë dollarë që u pagua nga NHS. Por emigrantja e pranoi vetëm kur partneri i saj u deportua dhe mbeti vetëm në Uells.

Gjykatësi Jeremy Jenkins tha: “Kostoja që ka paguar NHS është më shumë se 100 mijë dollarë. Kjo është një çështje më serioze se kaq, dhe kjo gjykatë nuk mund ta anashkalojë. E jap këtë vendim me keqardhje dhe nuk më vjen mirë për këtë, por është vendimi i duhur për ofendimi tuaj”.

Fatmira Tafa tashmë do të vuajë një dënim prej 14 muajsh për mashtrim dhe posedim të dokumenteve false me qëllime të pahijshme. /top-channel

Artikulli paraprakEfektet kuruse të Guaranes
Artikulli i rradhës Roani mbush 11 muaj, vogëlushi do t’ua ndreq ditën me këto foto

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.