Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK blen karroca në vlerë 6.5 milionë Euro për personat paraplegjik dhe tetraplegjik

Lajme 11/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK ka blerë karroca dhe pajisje tjera ndihmëse për personat paraplegjik dhe tetraplegjik në vlerë 6.5 milionë Euro.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka shpenzuar nga buxheti i vet afër 6.5 milionë Euro për të furnizuar me pajisje ndihmëse personat paraplegjik dhe tetraplegjik përmes shoqatës Handikos, shkruan Gazeta Shneta.

SHSKUK e ka iniciuar këtë tender në mars të këtij viti ndërsa para pak ditësh ka përfunduar procedura duke i shpërblyer dy kompani si grup operatorësh “Madekos” dhe “Medica” në vlerë 6,496,870.00.

Tenderi është kryer me procedurë të përshpejtuar me kërkesë të shoqatës “Handikos” e cila udhëhiqet nga Afrim Maliqi. Ky i fundit është edhe anëtar i Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ku kryesues është ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

“Kërkesa nga Handikos për ta përshpejtuar procedurën për furnizim me pajisje ndihmëse të përcaktuara sipas UA nr.11  2022, ku është kërkuar nga AK-SHSKUK që sa më shpejtë të jetë e mundur të procesohet me tenderim për shkak te nevojave te mëdha për pajisjet e tenderuara”, thuhet në dosjen e tenderit.

Përmes këtij tenderi Handikos do të furnizohet me 1450 karroca për disa kategori të personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Karrocë me mbështetje posturale për fëmijë të varur dhe fëmijë aktiv do të blihen 320 copë; Karroca për përdorim aktiv 500 copë; Karroca standarde për fëmijë dhe të rritur 380 copë; Karroca elektrike 100 copë; Karroca elektrike të palosshme 100 copë; Karroca Speciale e përshtatur për fëmijë me aftësi të kufizuara më të rënda 50 copë;

Karroca toaleti 200 copë; Paterica 400 copë; Bastun 100 copë; Shëtitore për fëmijë dhe të rritur 470; Karrige tualeti 150 copë; Tavolinë ushqimi 300 copë; Lift elektrik për pacient 70 copë; Mbajtëse për banjo 70 copë; Dyshek antidekubitus 200 copë; Jastëk me gjel 150 copë; Shtrat elektrik 250 copë; Jastëk me fryrje 300 copë;

Tenderi është realizuar në bazë të Udhëzimit Administrativ 11/2022 të miratuar nga Qeveria Kurti për “Caktimin e listës, llojeve dhe pajisjeve ndihmëse që ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim”.

Në këtë UA janë përcaktuar çmimet për pajisjet që do të blihet nga buxheti i shtetit dhe do të dhurohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

SHSKUK është institucioni përgjegjës për të zbatuar këtë UA në territorin e Kosovës. Ky institucion nuk i ka kthyer përgjigje Gazetës në lidhje me këtë kontratë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRriteni funksionin e kujtesës me një dietë të pasur me lëndë ushqyese
Artikulli i rradhës Plagoset një person në Mitrovicë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.