Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka blerë penj kirurgjik me procedurë emergjente me vlerë mbi 217 mijë Euro.
Pas raportimeve të shumta për mungesë të penjve kirurgjik që disa muaj në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar, ky institucion do të furnizohet me një procedurë emergjente, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo procedurë emergjente i ka kushtuar buxhetit hiq më pak se 217,834.24 me kohëzgjatje për tre muaj.
Operatori ekonomik që është shpërblyer me kontratë është kompania “NERAMED”.
Sipas vendimit të SHSKUK-së në këtë procedurë ka marr pjesë vetëm kjo kompani. /Gazeta Shneta/


