Kolegjet private prej tani e tutje do të duhet të paguajnë për të gjithë studentët që kryejnë praktikë në klinika të Qendrës Klinike Universitare.
Ky është vendimi i Bordit Drejtues të SHSKUK-së i cili është marr nëpërmjet një rregulloreje e cila përcakton edhe çmimin për studentë që duhet të paguajnë kolegjet.
“Për studentët e drejtimit infermierisë, mami, fizioterapi, logopedi, laborant, psikologji dhe radiologji të cilët kryejnë praktikë klinike në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë duhet të paguaj SHSKUK-së shumën prej 150 euro për një student për një vit akademik”, thuhet në Nenin 9, pika 5.
“Për studentët e drejtimit stomatolpogji të cilët kryejnë ushtrime dhe praktikë në SHSKUK, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë duhet t’i paguaj SHSKUK-së shumën prej 1500 euro për një student për një vit akademik”, thuhet në pikën 6 të kësaj rregullore.
“Për studentët e drejtimit të farmacisë të cilët kryejnë ushtrime dhe praktikë në SHSKUK, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë duhet t’i paguaj SHSKUK-së shumën prej 400 euro për një student për një vit akademik”, thuhet në pikën 7 të Nenin 9. /Gazeta Shneta/