Shërbimi Spitalor Klinik Universitar e ka konfirmuar shkarkimin e Laura Nushit nga pozita e ud.drejtoreshës së Spitalit të Mitrovicës.
“Ju konfirmojmë se bazuar në dispozitat e nenit 64 paragrafi 10 të Ligjit Nr.04/L-125 për Shëndetësi, në pajtim me nenin 53 të Ligjit Nr.05/L-031, për Procedurën e Përgjithshme Administrative, në mbështetje të nenit 18, të Statutit Nr.01/2023 të ShSKUK-së, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, me datë 20.03.2025, ka nxjerr VENDIM, duke shfuqizuar Vendimin me numër protokolli 3720, të datës 07.12.2023, me të cilën ishte caktuar u.d. drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, e cila kthehet në kontratën e punës paraprake në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Ky Vendimi hyn në fuqi nga data 21 mars 2025”, kanë deklaruar nga SHSKUK, shkruan Gazeta Shneta.
SHSKUK ka konfirmuar poashtu se U.d. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë është caktuar Dr. Gëzim Berisha, specialist i kardiologjisë.
Nushi u shkarkua një ditë pasi Gazeta Shneta raporti për anulimin e pesë operacioneve për shkak të mungesës së tretjeve fiziologjike NaCl. /Gazeta Shneta/




