Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK e pezullon nga puna Iljasa Fazliun, thotë se kishte licencë valide nga Ministria e Shëndetësisë

Lajme 29/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK përmes Komisionit Disiplinor e ka pezulluar nga puna logopedin Iljasa Fazliun, pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës për shkak të skandalit me vajzën 5-vjeçare.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka deklaruar se është pezulluar nga puna logopedi Iljasa Fazliu, nga Komisioni Disiplinor, shkruan Gazeta Shneta.

“Ju njoftojmë se pas informatës me shkrim nga drejtori i Klinikës së Otoringologjisë, në lidhje me situtatën e u.d. Shefit të Defektologjisë, i  njëjti është pezulluar nga puna nga Komision Disiplinor i QKUK-së,  në bazë të Ligjit  NR. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, nenit 85 paragarfi 1”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Fazliu është arrestuar nga Policia e Kosovës të shtunën, për shkak të skandalit me abuzimin e vajzës 5-vjeçare me autizëm.

Fazliu ishte emëruar shef i shërbimit të logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK, nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi. Oda e Infermierëve të Kosovës e cila është kompetente për licencimin e logopedëve, ka konfirmuar se Fazliu nuk është anëtar i tyre dhe nuk është i licencuar.

Por SHSKUK ka deklaruar se Fazliu kishte licencë pune nga Ministria e Shëndetësisë. “Ndërkohë ju njoftojmë se i njëjti në kohën  kur ka pranuar detyrën e u.d. shefit ka prezentuar licencën valide të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila figuron në dosjen e personelit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Nga SHSKUK nuk kanë sqaruar se për çfarë licence bëhet fjalë pasi kompetenca për licencimin e profesionistëve shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë janë bartur tek odat e profesionistëve nga viti 2017. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKMF në Vushtrri në mungesë të vitaminës C dhe barnave të tjera
Artikulli i rradhës Guxo “në një këmbë” për ta marr Ministrinë e Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.