Mjekët dhe infermierët do të marrin edhe këtë muaj pagesat e kujdestarive, përkatësisht ndërrimeve me 30 për qind minus. Kjo është konfirmuar edhe nga QKUK me arsyetimin se nuk ishte miratuar buxheti me kohë
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar do t’iu mbetet borxh edhe këtë muaj mjekëve dhe infermierëve të QKUK-së. Kujdestaritë dhe ndërrimet do të paguhen me minus 30 për qind për muajin janar, sikurse ndodhi për muajin dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Shneta.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vet zyrtarët e QKUK-së të cilët për Gazetën. Nga QKUK është konfirmuar se për shkak të mos miratimit buxhetit kujdestaritë dhe ndërrimet janë paguar me kufizime. Pas miratimit buxhetit nga muaji ardhshëm do ketë pagesa rregullta.
Për këto kufizime pati reagime të ashpra gjatë muajit të kaluar, aq më tepër kur u publikuan rrogat e disa zyrtarëve të administratës së SHSKUK-së të cilët kishin marr qindra euro për orët shtesë të punës. /Gazeta Shneta/