Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK financoi banimin e anesteziologeve në Tiranë për një trajnim 1 mujor

Lajme 21/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK ka mbuluar financiarisht qëndrimin një mujor në Tiranë të dy anesteziologeve të QKUK-së. Kjo gjë u bë në emër të financimit për udhëtime zyrtare, ndërsa për dikë është e çuditshme sepse ndodhë për herë të parë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk e ka të rregulluar me ligj apo rregullore të brendshme, financimin e personelit mjekësor për trajnime jashtë vendit.

Por për dy anesteziologe është gjetur një mënyrë për t’ua mbuluar shpenzimet e banimit në Tiranë, për një trajnim një mujor, shkruan Gazeta Shneta.

Në emër të Rregullores për udhëtime zyrtare dhe pjesëmarrje në komisione, SHSKUK pagoi 1 mijë euro për akomodimin e Doruntina Bunjaku dhe Dafina Matoshi në kryeqytetin shqiptar.

Kjo është konfirmuar edhe nga Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK, ju konfirmon se bazuar në Rregulloren për udhëtime zyrtare dhe pjesëmarrje në komisione, për shkak të nevojës së madhe që ka pasur shërbimi i kardiokirurgjisë për anesteziolog/e, është lejuar 1 muaj trajnim për dy anesteziologe në QSUT Tiranë, tek shërbimi i kardiokirurgjisë, meqë ka pasur nevojë për funksionalizim 24- orë të këtij shërbimi në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së SHSKUK-së.

“Dy doktoreshat kanë marrë në total 1 mijë euro. Pra nga 500 secila për 1 muaj, vetëm për banim- akomodim”, ka konfirmuar kjo zyrë për Gazeta Shneta. Tutje theksohet se mjeket tashmë kanë filluar punën në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Se ka pasur nevojë për shtimin e numrit të anesteziologëve, e pranon edhe drejtori i Klinikës së Anestezionit, Dr. Nehat Baftiu. Por ai çuditet se si SHSKUK ua pagoi qëndrimin në Tiranë.

“Ka pasur nevojë dhe ka nevojë edhe më tutje për ta shtuar numrin e anesteziologëve, por financimi nga SHSKUK ndodhë për herë të parë”, deklaron Baftiu.

Anesteziologu thotë se vet ka udhëtuar në disa shtete për trajnime, por gjithmonë ka udhëtuar me vetfinancim. Madje shton se edhe kolegë të tij së fundmi kanë udhëtuar për në Turqi pa i ndihmuar as SHSKUK dhe as Ministria e Shëndetësisë.

Baftiu ka shtuar se ka edhe shumë të tjerë që duan të shkojnë jashtë vendit për trajnime, por nuk munden për shkak të mungesës së financimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhimbja në kërthizë tregon praninë e këtyre pesë sëmundjeve
Artikulli i rradhës Mënyra më e mirë për të arritur orgazmë, sipas gjinekologëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.