Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK furnizon përkohësisht Repartin e Hemodializës në Gjilan

Lajme 06/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reparti i hemodializës në Spitalin Rajonal të Gjilanit është njëri prej reparteve më të ndjeshme ku afro 50 pacientë, varen nga aparaturat dhe materiali furnizues.

Pas rrezikut real që shërbimet të ndërpriteshin për mungesë materiali, SHSKUK ka ndërhyrë me një furnizim të domosdoshëm.

Të lehtësuar shprehen pacientët që thonë se këtë shërbim e kanë jetik.

“Po do i blejmë, disa janë këtu. Do sene do ineksione që nuk gjinden. Qe 10 vite jam këtu. Nëse na bjen Prishtinë s’mujmë, duhet me met pa dializë. Larg është”, ka theksuar Tahir Shabani – Pacient prej 10 vitesh.

Mirëpo, sipas Drejtorit të këtij reparti, kjo zgjidhje e përkohshme nuk përbën siguri.

“Aktualisht furnIzohemi me material hargjues nga SHSKUK. Po, kemi pas probleme po vazhdimisht furnizohemi Dmth ska met asnjë pacient pa hemodializë. Sasia e mjaftueshme ka arrit për mu dializu pacientët e sodit, nesër tani ma tutje…vendosin strukTurat e SHSKUK-së. Shpresojmë me u kry kjo punë, mos me pas problem”, ka deklaruar  Afrim Bekteshi – Drejtor i repartit te Hemodializës.

E rezervuar në përgjigjen e saj është treguar SHSKUK e cila ka kërkuar mirëkuptim nga pacientët për vonesat e mundshme duke mos dhënë asnjë detaj rreth formës së furnizimit sot por as si bëhet tutje.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sot, gjatë orëve të paradites, ka furnizuar dhe po furnizon të gjitha spitalet e përgjithshme me material për dializë.

Nuk do të ndërpriten shërbimet për pacientët, por mund të ketë vonesa në fillim të shërbimeve, e që nuk ndikojnë në gjendjen shëndetësore të pacientëve, ndaj të cilëve kërkojmë mirëkuptim, duke i njoftuar se të gjithë do të marrin shërbimet e nevojshme mjekësore nga stafi i dializës së institucionit përkatës!

Sipas njohësve të këtij sektori, ka dy praktika që SHSKUK ndjek, edhe në rastin konkret.

“Zakonisht furnizimi po bëhet me rezerva ose donacione. Fatkeqsisht kjo s’është situatë e panjohur në shëndetësi. Zakonisht ndodhë me produkte jetike siç është dializa që është e pashmangshme për pacientët që të mos krijohen situata emergjente për interesa. Mungesa s’është e rastësishme, ndodh pikërisht për shkak të interesave financiare për produktet e hemodializës. Fatkeqsisht edhe SHSKUK po bie në grackën e këtyre interesave me apo pa qëllim nuk e di megjithatë, SHsKuK duhet treguar më e kujdesshme t’i iniciojë procedurat me kohë”, ka deklaruar Bujar Vitija – Gazetar i Shëndetësisë.

Shërbimi i hemodializës ka pasur probleme edhe në të kaluarën edhe në spitale tjera të Kosovës./Indeksonline/

Artikulli paraprakTerapitë kundër plakjes së qelizave mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve metabolike
Artikulli i rradhës Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.