Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka hapur një tender për furnizim me barna nga Lista Esenciale e Barnave, me qëllim sigurimin e nevojave të institucioneve shëndetësore në kuadër të tij.
Sipas njoftimit të prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës është 1,278,397.14 euro, ndërsa procedura është iniciuar si kontratë furnizimi, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi është emërtuar si “Furnizim me barna nga LE për nevojat e ShSKUK -së” dhe është i ndarë në 10 lote për 10 produkte të ndryshme.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave apo kërkesave për pjesëmarrje është 22 qershor 2026, në ora 13:00, ndërsa njoftimi për kontratë është publikuar më 27 maj 2026./Gazeta Shneta/
Më poshtë është lista e produkteve:
Lot 1 – Mannitol 20%,
Lot 2 – Tetracaine (pika per sy) 0.5% (hidroklorur)
Lot 3 – Chloramphenicol 1%
Lot 4 – Betamethasone + gentamycine 0.05%
Lot 5 – Fucidic acid 2%
Lot 6 – Polygeline 3.5% – 500 mL
Lot 7 -Atropine 0.5%; (sulfat)
Lot 8 – Ascorbic acid 500 mg 5 mL
Lot 9 – Magnesium Sulfate 0.5g mL në 10-
Lot 10 -Ujë për injeksion 10- mL




