Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK hap tender me kohë të shkurtuar për blerjen e aksceleratorit të tretë në vlerë 2.7 milionë Euro

Lajme 25/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Onkologjisë në QKUK do të furnizohet me aksceleratorin e tretë për rrezatimin e pacientëve me sëmundje malinje.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka hapur tenderin për furnizim dhe instalim të Aksceleratorit Linear në vlerë 2.7 milionë Euro, shkruan Gazeta Shneta.

Në njoftimin për kontratë SHSKUK ka kërkuar që kjo pajisje të instalohet brenda këtij viti duke iu referuar nevojës për këtë aparaturë. Kësisojë është kërkuar gjithashtu që procedura e prokurimit të shkurtohet.

“Referuar nevojës që furnizimi dhe instalimi i Aksceleartorit Linear të bëhet gjatë këtij viti, pra gjatë vitit 2024 dhe nisur nga fakti që për furnizimin dhe instalimin e Aksceleratorit Linear nevojitet që paraprakisht të punohen të gjitha punët ndërtimore për ndërtimin e Bunkerit dhe hapësirave punuese të personelit shëndetësore shtrohet kërkesa dhe nevoja që të shkohet me procedura të shkurtuara të prokurimit në mënyrë që në tersi të realizohen punët ndërtimore dhe të bëhet furnizimi dhe instalimi i Aksceleratorit Linear gjatë vitit 2024”, thuhet në Njoftimin për Kontratë.

Njoftimi është publikuar më datën 21 qershor, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për operatorët ekonomik është vendosur data 15 korrik 2024. Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, për kontratat me vlerë të madhe mbi 125 mijë Euro, afati kohor duhet të jetë së paku 40 ditë.

Ndryshe ky është aksceleratori i tretë që SHSKUK e blen brenda tre viteve. I pari kishte kushtuar 1.5 milionë Euro dhe është vënë në funksion në vitin 2021, kurse i dyti ka kushtuar 1.4 milionë Euro dhe është inauguruar vitin e kaluar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKoha e kimioterapisë mund të jetë çelësi për rezultatet e kancerit të pankreasit
Artikulli i rradhës Prodhuesi i Wegovy dhe Ozempic, Novo Nordisk po planifikon ndërtimin e një fabrike miliardë dollarëshe

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.