Jo vetëm tre. Edhe një vdekje është shtuar në dosjen e njohur si “Gazi Oksidul” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Autoritetet e drejtësisë, i kanë bërë autopsinë edhe një 74 vjeçareje, të cilës iu përkeqësua gjendja pas operimit në Klinikën Torakale në QKUK, njofton Klan Kosova.
Te helmimi me këtë gaz, dyshojnë edhe vetë mjekët. Ndryshe, bordi i SHSKUK’së në një njoftim për media kohë më parë, shkroi se vetëm dy vdekje po dyshohet se kanë ndodhur nga gazi oksidul i përdorur në klinika.
Ndërkohë, ky është rasti i katërt i dyshuar të ketë ndodhur shkaku i oksidulit. Storia si në vijim. /Gazeta Shneta/