Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar një sqarim lidhur me mungesën e produktit Phesgo në Klinikën e Onkologjisë. Sipas sqarimit, pacientët do ta marrin këtë terapi gjatë javës.
Mungesa e Phesgo, doza 600/600 miligramë, ka ardhur si rezultat i tejkalimit të shpenzimeve, ndërsa doza 1200/600 miligramë ka qenë në furnizim të vazhdueshëm, përcjell Gazeta Shneta.
ShSKUK-ja thekson se pacientët kanë marrë vazhdimisht këtë terapi pa mungesa, por për shkak të rritjes së kërkesës, ka pasur mungesa për disa ditë. Masat e menjëhershme janë marrë, dhe pacientët do ta marrin terapinë e nevojshme gjatë kësaj jave.
Njoftimi i plotë:




