SHSKUK ka hapur konkurs për dy pozita të shefave, atë të financave dhe të sektorit të prokurimit.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka hapur dy pozita të lira të shefave në dy sektorë, të financave dhe të prokurimit. Për këto dy pozita menaxheriale, nuk është vendosur fare kriteri i përvojës menaxheriale, shkruan Gazeta Shneta.
Shefi i sektorit të financave, pozitë kjo e cila deri më tani është mbajtur nga Enver Gashi, ka kontratë tre vjeçare me koeficient të pagës 10.2.
Për këtë pozitë kërkohet shkollim i lart universitar në fushën e shkencave ekonomike me të paktën 240 kredi, si dhe së paku 5 vjet përvojë pune profesionale në fushën e financave.
Kohëzgjatja e kontratës është dhe koeficienti i pagës është i njëjtë edhe për shefin e prokurimit. Për këtë pozitë kërkohet arsim i lartë universitar por nuk specifikohet drejtimi. Kërkohet pesë vjet përvojë pune profesionale, si dhe certifikatat e lëshuara nga KRPP.
Konkursin e plotë mund ta gjeni duke Klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/




