Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nesër do të nënshkruaj kontrat me kompaninë “MEDITECH” në vlerë mbi 382 mijë euro.
Përmes kësaj kontrate ShSKUK ka planifikuar të blejë pajisje mjekësore oftalmologjike për nevojat e klinikave dhe spitaleve rajonale.
Lot 1 ka shifrën 99, 960 euro ndërsa Lot 2 ka shifrën 282, 440 euro që në total i bie se ShSKUK do të paguaj mbi 382 mijë euro për këto pajisje.
Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar ka qenë 459, 500 euro ndërsa njëri ndër kritetret për dhënie të kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Gazeta gjithashtu ka raportuar edhe për kontratën e QKUK-së për pajisje me karrika dhe tavolina për inventarin administrativ, ne vlerë mbi 67 mijë euro.
QKUK nënshkruan kontrat në vlerë mbi 67 mijë euro për karrika dhe tavolina




