Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK prezanton projektin: Trajtim i infarktit akut brenda 2 orësh nga e gjithë Kosova

Lajme 18/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka prezantuar sot projektin për trajtimin e infarktit akut brenda 2 orësh me pacientë nga e gjithë Kosova. Projekti pritet të filloj në Prishtinë, e më pastaj për t’u shpërndarë edhe në komunat tjera

Drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, e ka konsideruar si ditë të madhe për shëndetësinë lansimin e këtij projekti. Ai ka deklaruar se me këtë projekt Kosova do t’i kalojë vendet e regjionit në shëndetësi, ndërsa do të barazohet me vendet evropiane, shkruan Gazeta Shneta.

“Brenda 120 minutave shpëtohet muskuli i zemrës së pacientit dhe shpëtohet nga invaliditeti. Lufta më e madhe në botë bëhet që pacienti të arrij tek mjeku brenda 2 orëve të para. Tani me dy salla të kateterizimit dhe me mjek të trajnuar, ka ardhur koha që trajtimi i infarktit do të mund të bëhet brenda 2 orëve të para”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka folur tutje për historinë e kardiologjisë invazive në Kosovë duke thënë se kjo fushë e mjekësië ka ardhur fal bashkëpunimit të QKUK-së me qendrën spitalore në Tuzël. Ai tha se ekipa që ishte trajnuar atje nuk kishte arritur ta realizonte kardiologjinë invazive në QKUK për shkaqe objektive, ndërsa tutje ka përmendur se koronarografia e parë është realizuar më 31 tetor të vitit 2003, ndërsa stentimi i parë më 5 mars 2005 nga kjo ekipë.

“Ekipa e përbërë nga unë, Dr. Tefik Bekteshi dhe të tjerë filluam pas shumë sfidave stentimin në viti 2008 në QKUK”, ka shtuar tutje Sejdiu.

Në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se ky projekt vjen në kohën e trendit të rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

“Ky projekt mundëson trajtimin brenda 2 orëve që nga simptomat e para. Kjo kohë llogaritet si kohë e artë për shpëtimin e pacientit. Ky fakt bën që të kuptojmë që disa hallka të shëndetësisë po forcohen. QKUK nëpërmjet pajisjeve të reja, organizimit më të mirë dhe funksionimit 24h ka arritur të mbaj barrën e pacientëve brenda institucioneve publike. Tani po kalojmë në forcimin e mjekësisë primare dhe pacienti të mos humbet në mes këtyre dy hallkave dhe që të përfundoj me fatalitet”, ka thënë ministri.

Ismaili ka kërkuar që ky projekt të trajtohet me seriozitet dhe të mos zvarritet në realizimin e tij.

Ndërkaq drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, Dr. Tefik Bekteshi, ka prezantuar më gjerësisht kronologjinë e trajtimit të infarktit në Kosovë, si dhe metodat e përdorura. Ai ka thënë se në të ardhmen do të ketë nevojë për tri deri katër salla të kateterizimit, rreth 50 kardiologë dhe rreth 30 kardiologë intervent.

“Ky projekt është një proces i cili do të zgjatë me vite dhe shpresoj që të arrijmë në shërbime shëndetësore të nivelit evropian. Pozita në shoqëri dhe paratë nuk i bëjnë punë askujt në rastin e infarktit akut”, ka deklaruar Bekteshi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është e mundur shtatzënia pas kancerit?
Artikulli i rradhës PRAK shënon Ditën Evropiane për të Drejtat e Pacientit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.