ShSKUK-ja ka publikuar emrat e kandidatëve për pozita të drejtorëve të departamenteve.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për pozita udhëheqëse në divizione dhe departamente të ndryshme brenda institucionit, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi i vlerësimit ka përfshirë pozita kyçe në menaxhimin shëndetësor, financiar, administrativ dhe ligjor.
Kandidatët që kanë plotësuar kriteret për pozita udhëheqëse në divizione janë:
Liridon Gashi – Udhëheqës në Divizionin për Mbikëqyrje dhe Zbatim të Cilësisë dhe Sigurisë së Shërbimeve Shëndetësore
Dardane Mehaj, Jehona Hakaj – Udhëheqëse në Divizionin për Menaxhimin e Produkteve Mjekësore
Agron Boshnjaku – Udhëheqës në Divizionin për Menaxhimin e Aparaturave Mjekësore
Vjollcë Asllani, Lulzim Gashi, Naser Miftari, Besjane Bushi – Udhëheqës/e në Divizionin për Infermieri
Enver Gashi, Violetë Sejdiu, Nexhat Halili, Minire Gashi Osmani, Zyrafete Berisha Neziri – Udhëheqës/e në Divizionin për Buxhet
Nexhat Halili, Arsim Qorrolli, Zyrafete Berisha Neziri – Udhëheqës/e në Divizionin për Financa
Arton Konushevci, Ardita Kurtolli – Udhëheqës/e në Divizionin për Shërbime të Përgjithshme dhe Logjistikë
Mirjeta Zeqiri, Vjollcë Asllani – Udhëheqëse në Divizionin për Koordinim të Donacioneve
Naim Avdijaj, Zana Morina, Osman Sejdiu, Afrim Gashi – Udhëheqës/e në Divizionin për Mbështetje Ligjore
Dibran Zogaj – Udhëheqës në Divizionin për Konteste Ligjore
Naim Avdijaj, Osman Sejdiu, Havushe Rexhepi, Afrim Gashi, Valton Ahmetxhekaj – Udhëheqës/e në Divizionin për Koordinim dhe Harmonizim të Legjislacionit
Naim Avdijaj, Osman Sejdiu, Shkurte Mehmeti Ademi – Udhëheqës/e në Divizionin për Zhvillim në Burimet Njerëzore
Lulzim Gogi, Jehona Vasolli – Udhëheqës/e në Divizionin për Rekrutim në Burimet Njerëzore
Naim Avdijaj, Veton Avdiu – Udhëheqës/e në Divizionin për Siguri dhe Shëndet në Punë
Gëzim Murseli – Udhëheqës në Divizionin për Planifikim dhe Menaxhim të Riskut.
Për më shumë detaje klikoni KËTU.
Ndërkaq, sipas njoftimit, kanë plotësuar kriteret edhe për pozita drejtuese në nivel departamenti:
Ardian Shefiu – Drejtor i Departamentit për Shërbime Shëndetësore
Enver Gashi – Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa
Besnik Zejnullahu – Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa
Asrim Qorolli – Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa
Dibran Zogaj – Drejtor i Departamentit Ligjor
Arian Plana – Drejtor i Departamentit Ligjor.
Për më shumë detaje klikoni KËTU. /Gazeta Shneta/




