Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar së është bërë rinovimi i repartit të Pulmologjisë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, muaj më parë.
Në komunikatën zyrtare, ShSKUK, ka thënë se në këtë repart, në dy muajt e parë të vitit 2023 janë trajtuar 104 pacientë me probleme pulmonare, përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, trajtimin e këtyre pacientëve e kanë bërë 4 mjekë specialistë së bashku me 8 infermiere të këtij reparti. Sipas raportit të punës gjatë vititit 2022, gjithsej janë trajtuar 380 pacientë.
“Brenda jave në këtë repart trajtohen 14 pacientë, kurse brenda muajit deri në 55 pacientë” potencohet tutje në komunikatë. /Gazeta Shneta/





