Në raportin ditor të shpalosur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), është parë nga afër gjendja e fundit e krijuar në vend si rezultat i variantit Delta.
Me vazhdimin e masave anti- COVID dhe me vaksinimin e mëtejshëm është parë se po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme përcjell Gazeta Shneta.
Nga raportimet e datës 2 tetor 2021, rezulton se në tërë ShSKUK-në, ka të shtrirë 192 pacientë që po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19.
136 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, kurse 21 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
– Klinika Infektive, 41 pacientë;
– Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 17 pacientë;
– Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19;
– Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë;
– Spitali i Prizrenit, 7 pacientë;
– Spitali i Gjakovës, 18 pacientë;
– Spitali i Pejës, 34 pacientë;
– Spitali i Gjilanit, 11 pacientë;
– Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë;
– Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë;
– Spitali i Ferizajt, 18 pacientë. /Gazeta Shneta/