Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar e ka shpërblyer kompaninë “Medi Health” me tenderin emergjent për hemodializë.
Një tender emergjent i shpallur të premten e kaluar në ora 13:00 dhe i mbyllur të hënën në ora 12:00, ka përfunduar me dhënien e kontratës për kompaninë “Medi Health”, shkruan Gazeta Shneta.
ShSKUK e ka shpërblyer këtë kompani për furnizimin me material për shërbimin e hemodializës.
Kontrata dy mujore do t’i kushtojë SHSKUK-së më shumë se 347 mijë euro.
SHSKUK gjatë gjithë kohës e ka mohuar se ka mungesë dhe vështirësi në furnizim të hemodializës. Por pikërisht për shkak të mungesave, shpalli tenderin emergjent.
Ndërkaq tenderi i hapur ka ngecur me një ankesë në Organin e Shqyrtimit Publik. /Gazeta Shneta/




