SHSKUK i ka shpërblyer tre kompani me tenderë me vlerë mbi 2.8 milionë euro për furnizim me tre produkte nga Lista Esenciale.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka realizuar një tender për furnizimin me tre produkte nga Lista Esenciale e Barnave, shkruan Gazeta Shneta.
Tri kontratat kapin vlerën mbi 2.8 milionë Euro për furnizim për 12 muaj.
Lot 1 me vlerë 1,392,854 për produktin “Palbociclib” i është dhënë kompanisë “Santepharm”.
Lot 2 me vlerë 1,229,558 për produktin “Fulvestrant” i është dhënë kompanisë nga Shqipëria “DeltaPharma”.
Ndërkaq Lot 3 i është dhënë kompanisë “Nini Pharm” për produktin “Fulvestrant” me vlerë 259,000 Euro. /Gazeta Shneta/




