Drejtori i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, ka vizituar të enjten Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, “dr. Sami Haxhibeqiri”.
Në takim me menaxhmentin dhe stafin, ai ka shprehur mbështetjen e SHSKUK për zhvillimin e projekteve për këtë spital.
“Në takimin e sotëm me Ushtuesin e Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv, Dr. Enis Istrefi, Drejtori i SHSKUK-së, ka dhënë perkrahje për resurse humane, Infrastrukturë të jashtme dhe pajisje mjekësore të modernizuara”.
“Është diskutuar mes tjerash, edhe për ndërtimin e Ambulancave Specialistike, kompletimi i objektit të ri të Repartit të Hemodializës dhe hapja e objektit të Repartit të Pediatrisë, ku të gjithë fëmijëve të qytetit të Mitrovicës do t’u ofrohen shërbime ambulantore specialistike dhe spitalore kualitative”, thuhet nw njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/