Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për gjendjen e të plagosurve mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytet.
SHSKUK ka bërë të ditur se një pacient fatkeqësisht ka ndërruar jetë, ndërsa katër të plagosur janë hospitalizuar për trajtim në Ortopedi dhe në Kirurgji Vaskulare dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Njoftimi i plotë:
5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë .
Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror.
Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17.
Prej tyre, 7 të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.
I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla.
Për të ngritur gjendjen e gatishmërisë, ofruar mbështetje dhe pë t’u interesuar për të lënduarit në Klinikën Emergjente ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi,




