Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 12 pacientë nga Covid-19, tetë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe katër të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë shtatë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen dy pacientë.
Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive ka gjashtë pacientë, ndërsa Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive dy pacientë.
Tutje, ShSKUK njofton se në kuadër të Spitalit të Pejës dhe atë të Gjakovës janë nga dy pacientë./Gazeta Shneta




