Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në polici brenda 24 orëve

Lajme 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Kaçanik, Pejë e Gjakovë.

Më poshtë mund të shihni rastet nga raporti i policisë:

Prishtinë / 08.04.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike.

Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar :  një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe  një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Podujevë / 31.03.2025 – 04:25. Me 08.04.2025 në Urgjencën e Psikiatrisë  Prishtinë  është intervistuar  viktima femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe  me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.

Kaçanik / 08.04.2025 – 19:30.  Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij (dyshohet me probleme mendore) të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmoj fizikisht nënën e tij. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  i dyshuari –djali  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Pejë / 08.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 08.04.2025 – 23:20.   Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Artikulli paraprakPër 3 muaj 8 punëtorë të vdekur në vende pune, Sindikata: I kemi çuar duart nga institucionet, s’e bëjnë as punën më të vogël
Artikulli i rradhës Katër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.