Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënat shqipëtare abortojnë fëmijët për shkak të mosnjohjes së gjuhës në Zvicër

Lajme 18/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim tregon se nënat me prejardhje nga Eritrea, Kosova dhe Shqipëria kanë më shpesh ndërlikime të tilla dhe pasoja psikike

Në spitalet zvicerane vazhdimisht lindin probleme të nyrës gjuhësore në mes të mjekëve dhe pacientëve të huaj. Në veçanti pasoja të rënda mund të ketë moskuptimi i gjuhës vendore nga gratë shtatzëna, të shtruara në spitale, shkruan tagesanzeiger.ch.

Ka ndodhur që gratë në raste të tilla edhe të kenë abortuar frytin, vetëm pse nuk e kanë kuptuar udhëzimin e mjekut, transmeton albinfo.ch. Për të shmangur këto probleme, ekspertët kërkojnë që sigurimi shëndetësor të paguajë përkthyes.

Një grua nga Eritrea kishte marrë pilula për abortim (Mifegyne) që ia kishte dhënë mjekja, ndërsa ajo kishte menduar se ato ishin medikamente që do ta ndihmonin kundër komplikimeve të shtatzënisë. Kjo është një ndër situatat e pakëndshme që përshkruan artikulli i gazetës në fjalë.

Mjekja specialiste Fana Aefaw e cila në Winterthur udhëheq një këshillim për migrantët në lidhje me traumat, njeh aktualisht dy raste në të cilat gratë kanë humbur foshnjat e tyre si pasojë e mosnjohjes së gjuhës gjermane.

Veç kësaj, një studim tregon se nënat me prejardhje nga Eritrea, Kosova dhe Shqipëria kanë më shpesh ndërlikime të tilla dhe pasoja psikike, përcjell albinfo.ch. Sikur të ishte niveli i kuptimit më i mirë, sipas autorëve të studimit, do të evitoheshin keqkuptimet e rënda dhe përvojat traumatike.

Por, sigurimi shëndetësor nuk mbulon përkthyesit. Për këtë arsye ndodh shpeshherë që të përkthejnë familjarët e grave shtatzëna, të cilët po ashtu nuk janë në gjendje t’i kuptojnë udhëzimet komplekse të mjekëve, transmeton albinfo.ch.

Prandaj, ekspertët kërkojnë që sigurimi (arkat shëndetësore) t’i paguajë përkthyesit. Përkujdesja  në këtë drejtim do të duhej të fillonte gjatë shtatzënisë. Kjo madje do të shpaguhej edhe nga ana finaciare, sepse do të shmangeshin ndërlikimet në lindje dhe pasojat e tyre.

Artikulli paraprakShumë e thjeshtë: Shëroni hemorroidet me këtë ilaç natyral
Artikulli i rradhës Horoskopi për ditën e sotme, e diel 19 nëntor 2017

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.