Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia shkakton ndryshime të rëndësishme në trupin e gruas

Këshilla për shtatzëna 27/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këto nuk janë vetëm ndryshime hormonale, por edhe të dukshme, përderisa trupi ndryshon në mënyrë spektakolare.

Zakonisht, ndryshimet hormonale shkaktojnë psikologji pozitive për gruan shtatzënë.

Prandaj një grua që deri në këtë kohë ka marrëdhënie të mirë me trupin dhe feminilitetin e saj, do të dashurojë trupin e saj të ri dhe do të ndihet krenare për të.

Në të kundërt një grua me vetëvlerësim të ulët dhe imazh të dobët deri në kohën e shtatzënisë, do të shohë ndryshime në trupin e saj si shenja shëndoshjeje dhe nuk do të ndihet rehat me të.

Ndryshimet trupore do të bëhen edhe më të forta ndërsa muajt kalojnë. Rrobat nuk i bëjnë më dhe ajo vazhdimisht kërkon për masa më të mëdha ose rroba që janë posaçërisht të dizenjuara për gratë shtatzëna.

Kur imazhi i trupit të saj të ri është negativ, gruaja shtatzënë mund të ndiejë turp dhe mund të refuzojë të shfaqet e zhveshur psh në plazh apo përpara partnerit të saj për shkak të imazhit të ulët për veten.

Gjithsesi për shumicën e grave trupi i tyre i ri bëhet sinonim i trupit të plotë. Qesja amniotike dhe bebi brenda barkut i japin gruas një ndjesi plotësie dhe bëhet burim i madh gëzimi, deri në masën kur disa gra e përjetojnë lindjen e bebes dhe ndarjen nga trupi i tyre si humbje. Në varësi të psikologjisë dhe vetëvlerësimit të gruas, kjo humbje do të zëvendësohet nga kënaqësia e kontaktit me beben ose do të çojë në depresion pas lindjes.

Gratë shtatzëna, si adoleshentetet, do të shpenzojnë disa kohë përpara pasqyrës,  duke vërejtur ndryshimet në trupin e tyre. Gjoksi i saj i ri, tani i rritur gjatë shtatzënisë mund të duket tejet tërheqës, veçanërisht një gruaje që dashuron trupin e saj.

Në anën tjetër, kthimi iI trupit në gjendjen e mëparshme mund të jetë shkak i një stresi të ri. Këto shqetësime nuk janë të bazuara, përderisa në të vërtetë trupi mund të bëhet i butë gjatë ditëve të para të paslindjes dhe kërkon kujdes të veçantë.

Për këtë arsye gratë që ndihen mirë me çfarë po u ndodh dhe kujdesen për veten, do të marin masat e duhura për të mbajtur trupin sa më të fortë të munden duke përdorur hidratues.

Gjatë shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale, pesha e një gruaje mund të kalojë limitet normale. Kështu asaj i duhet të jetë e kujdesshme, duhet të ushqehet mirë, por të shmangë gjërat që mund të dëmtojnë imazhin e trupit të saj, shëndetin e saj, si dhe peshën e tepërt të shtuar e cila shoqërohet me diabet.

Në anën tjetër, shumë produkte kimike që ajo përdorte më parë, siç janë bojërat e flokëve, manikyrët etj nuk duhen përdorur gjatë shtatzënisë. Për disa gra që shpenzojnë shumë në produkte të tilla bukurie, kjo mund të kontribuojë në ndjesinë e të qenurit më pak tërheqëse.

Ky trup i ri nuk i përket vetëm gruas. Ajo gradualisht merr përgjegjësinë e mëmësisë dhe veçanërisht që kur ajo ndien lëvizjet e bebit, ajo ndien që duhet të kujdeset më shumë për shëndetin e saj.

Kështu shtatzënia mund të rritë ndjenjën e vetëbesimit për shumë gra. Trupi i tyre merr kuptimin e mëmësisë dhe kjo i bën ato të ndihen të plotësuara.

Gjidhënia mund të jetë një tjetër sfidë për vetëvlerësimin e gruas dhe imazhin që ajo ka për trupin e saj. Shumë gra besojnë se një praktikë e tillë shkatërron identitetin e tyre seksual. Ato ndihen si lopët, siç thonë, dhe kufizohen nga gjidhënia, duke humbur kështu mundësinë unike të të përjetuarit eksperienca të reja me beben e tyre.

Në të kundërt, gratë me vetëvlerësim të lartë shijojnë gjidhënien. Përveç kësaj një gjinekolog thekson që gjidhënia mbron gjoksin nga humbja e papritur e volumit dhe e mban atë të fortë.

Kështu pajtimi me natyrën jo vetëm ruan imazhin e trupit pas lindjes por është edhe një shenjë e mirë e vetëvlerësimit.

Artikulli paraprakSi mund të përcaktohet gjinia e bebes përpara shtatzënisë?
Artikulli i rradhës A guxojnë të lahen shtatzënat në ujë të nxehtë?

Ju sugjerojmë

Studimi: Barnat për dobësim në fazat e hershme të shtatzënisë nuk rrisin ndjeshëm rrezikun për fetusin

10/06/2026 Jetë

Zbulimi që ndryshon gjithçka: Jo vetëm nënat, edhe baballarët mund të dëmtojnë foshnjën para konceptimit

10/06/2026 Jetë

Komplikimet gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës së fëmijëve në të ardhmen

10/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Një pajisje e re mund të monitorojë në vazhdimësi shëndetin e foshnjës gjatë shtatzënisë

08/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Qëndrimi ulur për orë të gjata në shtatzëni mund të rrisë rrezikun e komplikimeve

08/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Një në katër lindje në Angli kryhet me operacion emergjent cezarian

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.