Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Shtërpcës gjatë mbrëmjes në ditën e djeshme
Babai, Dejan Kërstiçiq, ka goditur fëmijët e tij, binjakët dy muajsh. Njëri nga ta vdiq, kurse tjetri mori lëndime në kokë dhe në qafë, raporton Klan Kosova, transmeton Gazeta Shneta.
Mjeku kujdestar tha se fëmija që shpëtoi, fatmirësisht nuk i kishte të dëmtuara organet vitale, ndonëse ishte goditur në kokë dhe në qafë.
Policia tha se ende nuk dihen motivet e rastit, porse supozohet se ka ardhur për shkak të problemeve psikike të babait.
Fqinjët e kanë vlerësuar Kërstiçiqin si njeri të qetë, por në kushte anonimiteti kanë pohuar se ai ka pasur grindje me bashkëshorten e tij. /Gazeta Shneta/