Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shteti ndalon dhurimin e gjakut për personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me gjini të njëjtë

Lajme 20/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me gjini të njëjtë, e kanë të ndaluar të dhurojnë gjak. Kjo është e shkruar në formularin e po kësaj qendre.

Në formular, në pjesën e fundit të tij, është pjesa ku shkruhet se “ju nuk duhet të dhuroni gjak asnjëherë nëse ju ose partneri juaj jeni HIV pozitiv, keni virusin Hepatiti B ose C, keni mardhanje intime me personin e gjinisë së njejtë apo mendoni se keni nevojë që ti bëni testet për zbulimin e shkaktarëve të sëmundjeve transmitit (anti HIV, anti-HCV, HbsAg etj)”.

Kjo ndalesë ka shkaktuar reagim tek aktivistët e komunitetit LGBTIQ+. Lendi Mustafa nga organizata CEL thotë se ishte vetë i pranishëm në një rast kur në stendat për dhurim të gjakut që janë vendosur në Prishtinë në kuadër të javës sensibilizuese të dhurimit të gjakutqë po mbahet edhe në disa  qytete të tjera.

Vet Lendi që ka filluar procedurën e ndërrimit të gjinisë nuk ka mundur të dhuroj gjak për shkak se “është ne terapi hormonale”.

“Në formularin që u dasht me e plotësu para se me dhuru gjak, e pash të theksuar që personat që bëjnë seks me gjini të njejtë nuk mund të dhurojnë gjak, gjë që ishte mjaft çudi sepse me dijeninë time, në një takim është diskutuar që të kjo të hiqet nga formulari”, ka thënë Lendi Mustafa për Insajderin.

Sipas tij, ndalimi i dhurimit të gjakut për pesonat homoseksual është absurd. Ai ka numëruar vetëm dy arsye se përse kjo ndalesë vazhdon ende.

“Kosovarët ende mendojnë se të qenurit gej është sëmundje edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka larguar nga lista e sëmundjeve që nga viti 1973, dhe e dyta, ende mendohet se të gjithë personat që bëjnë seks me gjini të njejtë janë të gjithë të infektuar gjë që është krejt gabim”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, kjo qasje e shtetit është budallallëk i madh.

“Kjo qasje me plot kuptimin e fjalës është budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Në asnjë mënyrë nuk është funksionale, sepse personat gej mund të japin gjak edhe duke mos e treguar se a janë gej apo jo. Madje i drejtohem komunitetit LGBTI+ që të dhurojnë gjak pa treguar për orientimin e tyre seksual”, vlerëson përfaqësuesja e LGBTI+.

Artikulli paraprakDyshoni se jeni shtatzënë, këto janë testet që duhet provuar
Artikulli i rradhës Kjo është fotografia më e ëmbël e Albatrit Muqiqit me vajzën

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.