Objekti i ri i Pediatrisë në Mitrovicë do të shfrytëzohet për pacientët e dyshuar dhe diagnostikuar me Covid-19.
QKUK ka njoftuar se në marrëveshje me donatorin, Shoqatën “Nënë Tereza” nga Gjermani, objekti i ri i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19 nga Mitrovica.
“Kontrollin, kujdesin dhe mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/