Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtohen viruset tek fëmijët, pediatri nga Vushtrria ka disa këshilla për prindërit

Lajme 07/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kohët e fundit është shtuar numri i viruseve tek fëmijët. Vetëm në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar rreth 70 pacientë në ditë. Shefi i repartit fajëson edhe mjekësinë familjare për mosbashkëpunim

Ariana Ismaili

Shumë fëmijë janë duke u trajtuar për çdo ditë në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Vushtrrisë për shkak të viruseve dhe gripit sezonal. Shefi i këtij reparti, Dr. Naser Rexhaj, ka deklaruar se rreth 70 pacientë marrin trajtim për 24 orë.

Rastet më të shpeshta janë ato që paraqiten me infeksione të ndryshme, anemi, bronhit dhe gripe sezonale. Rexhaj ka dhënë disa këshilla për prindërit. “Le t’i anashkalojnë metodat tradicionale, le të edukohen e t’i njohin terapitë që ne ua përshkruajmë fëmijëve, pasi verës sidomos ka shumë barkëqitje”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Shneta.

Për shkak të barkqitjes, mjeku këshillon nënat që të kenë kujdes me ushqimet që ua servojnë fëmijëve. Mjeku shton se rastet e lehta diagnostikohen në repart, ndërsa kur kanë të bëjnë me raste të rënda si leukemi, kërkohen analiza që varen edhe nga puna e laboratorit.

Rexhaj ankohet se nuk kanë bashkëpunim me mjekësinë familjare në Vushtrri, çka po ua vështirëson punën. “Numri i lartë i pacientëve 70-80, vjen për shkak të mosbashkëpunimit mes repartit tonë dhe të mjeksisë familjare që i udhëzojnë gjithë pacientët tek ne, ndonëse kemi mungesë të infermierëve dhe mjekëve specialistë”, ka thënë ai.

Rexhaj kërkon më shumë kordinim të punëve mes këtyre reparteve pasi që kjo do të jetë lehtësim për ta. “Unë kam kërku çdo lloj bashkëpunimi, pasi ata munden me na ndihmu, ndërsa Pediatria është sekondare, trajton vetëm raste specifike ka thënë Rexhaj. Ky repart ka një kapacitet prej 14 shtretër, dhomën gjysmë-intensive dhe atë të emergjenës e pajisur komplet, e cila sipas mjekut është zgjedhur më e mira në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDita e hënë e veçantë për familjen mbretërore, pagëzohet Princi Louis
Artikulli i rradhës Xhinset më të bukura për gratë që do të bëhen nëna në 2018

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.