Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtrati i thyer, pacientët në Pediatri të QKUK-së flenë në dysheme

Lajme 27/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një prind ka reaguar në një grup në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin për kushtet në repartin e Gastroenterologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas reagimit të publikuar, kushtet në repart janë të vështira si për fëmijët e shtruar, ashtu edhe për prindërit që qëndrojnë pranë tyre, përcjell Gazeta Shneta.

Krevatet e destinuara për prindërit janë të papërshtatshme dhe nuk ofrojnë kushte minimale për pushim. Po ashtu, klimat nuk funksionojnë siç duhet, duke e bërë qëndrimin edhe më të vështirë gjatë temperaturave të larta.

Një tjetër problem i evidentuar është mungesa e stafit, e cila, sipas prindërve, ndikon në ofrimin e kujdesit ndaj pacientëve. Ankesa ka edhe për gjendjen e banjove, të cilat përshkruhen si të papërshtatshme dhe me mungesë të kushteve bazë higjienike.

Në reagim kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria e spitalit dhe institucionet përgjegjëse që të vizitojnë repartin dhe të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve.

Sipas prindit, ankesa nuk ka për qëllim të kritikojë stafin mjekësor, i cili, sipas tyre, punon me përkushtim pavarësisht ngarkesës së madhe dhe mungesës së personelit. Kërkesa e tyre është që fëmijët dhe familjarët të kenë kushte dinjitoze gjatë trajtimit.

“Shëndeti i fëmijëve meriton më shumë kujdes dhe përgjegjësi,” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ju lutem shperndane sa ma shume te gjithe kemi femije dhe jemi prinder dhe ne keto kohe te nxehta dhe me viruse kjo eshte gjendja ne kliniken e pediatris dhe mediat as askush nuk po merret me kete rast !

Po e bëj këtë ankesë publike me shpresën se institucionet përgjegjëse do të reagojnë. Kushtet në Klinikën e Pediatrisë, në repartin e Gastroenterologjisë, janë shumë të vështira si për fëmijët e sëmurë, ashtu edhe për prindërit që qëndrojnë me ta.

Krevatet ku detyrohen të flenë prindërit janë të papërshtatshëm dhe nuk ofrojnë kushte minimale për pushim. Klimat nuk funksionojnë siç duhet, ndërsa në repart ka mungesë stafi, gjë që ndikon në kujdesin ndaj pacientëve. Edhe banjot janë në gjendje të papërshtatshme, pa kushte të mjaftueshme higjienike dhe për kryerjen e nevojave personale.

Është e papranueshme që fëmijët të trajtohen në kushte të tilla. Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria e spitalit dhe institucionet përgjegjëse që të vizitojnë repartin dhe të marrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve.

Nuk po e bëjmë këtë ankesë për të sulmuar stafin, i cili shpesh punon nën ngarkesë dhe me mungesë personeli, por për të kërkuar kushte dinjitoze për fëmijët dhe familjarët e tyre. Shëndeti i fëmijëve meriton më shumë kujdes dhe përgjegjësi.

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Ju sugjerojmë

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

27/06/2026 Lajme

Tre persona dërgohen për trajtim mjekësor pas zjarrit që përfshiu banesën

27/06/2026 Lajme

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

27/06/2026 Lajme

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

26/06/2026 Lajme

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

26/06/2026 Lajme

Spanja dhe Zvicra dërgojnë ekipet e para të shpëtimit në Venezuelë

26/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.