Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtyhet seanca për rastin ku pronari i Spitalit “Bahçeci” po akuzohet se iu shmang tatimit mbi 80 mijë euro

Lajme 25/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shkak se anëtarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj gjendej në një punëtori të organizuar nga Akademia e Drejtësisë, është anuluar gjykimi në rastin ku Ahmet Bahçeci po akuzohet se në cilësi të drejtorit të biznesit “Behçeci Healthcare” ka kryer veprën penale “Shmangie të tatimit”.

Një gjë e tillë u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra e gjykatësit Musa Konxheli. Sipas gjykatësit Konxheli, palët janë njoftuar paraprakisht lidhur me anulimin e seancës.

Në këto rrethana seanca e radhës është caktuar më 26 shtator 2023.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 15 shtatorit 2021, në periudhën kohore nga 1 janari 2015 e deri më 30 shtator 2020, në cilësi të drejtorit të biznesit “Behçeci Healthcare” Sh.P.K., Ahmet Hamdi Bahçeci ka kryer veprën penale të shmangies së tatimit.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij nuk i ka përfshirë këto informata lidhur me të ardhurat e tij.

Tutje, thuhet se ai i është shmangur tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimit të mbajtur në burim në interes hua – TMB (WR), në vlerë të përgjithshme prej 80 mijë e 696 euro e 50 centë dhe se në këtë mënyrë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, gjendje kjo e konstatuar sipas Administratës Tatimore të Kosovës, si në raportin final hetues të 10 qershorit 2021.

Me këtë, Bahçeci akuzohet se ka kryer veprën penale të “Shmangies nga tatimi” nga neni 307, paragrafi 3 dhe paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

Artikulli paraprakObeziteti mund të shkaktojë 13 lloje kanceri
Artikulli i rradhës Studim: Vaji i ullirit mund të përmirësojë shëndetin e trurit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.